• |
ide | kryesore

Udhëzimi për degët e PD: Bashkimi i çdo drejtuesi apo anëtari, prioriteti ynë

Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka firmosur një udhëzim për të gjitha degët të partisë ku i kërkon që të rikthejë në strukturat e saj drejtuese të gjithë anëtarët që ishin pjesë në strukturat paralele, duke iu referuar përkrahësve që u larguan me Lulzim Bashën.

Sipas udhëzimit, kërkohet që të gjithë drejtuesit politik duhet të punojnë për bashkimin e strukturave, po ashtu dhe të evidentojnë të gjithë personat me influencë në zonat e tyre dhe për t’i afruar ata me Partinë Demokratike.

Në dokumet shtohet se duhet patjetër që Drejtuesit Politik në bashkëpunim me Kryetarët e degëve dhe me kryesitë e degëve të PD të krijojnë kushtet dhe frymën e këtij bashkimi në struktura. Aty shtohet se bashkimi i çdo drejtuesi apo anëtari të ish-strukturave paralele me struktura duhet të jetë një prioritet absolut i PD-së.

Gjithashtu, sipas dokumentit, ky bashkim duhet të shoqërohet me një frymë gjithëpërfshirëse si rruga e vetme për të maksimalizuar energjitë e tyre në përballje me narkoregjimin, siç e cilësojnë ata qeverisjen.

“Anëtarët e kryesisë te ish strukturës paralele do të kooptohen në degën përkatëse përsëri si anëtarë kryesie, drejtuesit e grupseksioneve dhe seksioneve do të inkorporohen sipas rastit në kryesinë e grupseksioneve dhe seksioneve. Bashkimi i çdo drejtuesi apo anëtari të ish-strukturave paralele me strukturat tona duhet të jetë një prioritet absolut i yni. Ky bashkim duhet të shoqërohet me një frymë gjithëpërfshirëse si rruga e vetme për të maksimalizuar energjitë tona në përballje me narkoregjimin.

Duhet patjetër që Drejtuesit Politik në bashkëpunim me Kryetarët e degëve dhe me kryesitë e degëve të PD të krijojnë kushtet dhe frymën e këtij bashkimi dhe kooptimi në strukturat tona. Ky model siguron koherencën dhe ofron garanci për kontributin në Parti dhe respektin për çdo demokrat të angazhuar në strukturat tona”, thuhet në një pjesë të dokumentit.


7 Comments

    1. Po cili na paska qen morali fabules??? Kush esht me crv, shkerdh dhe bq eshte me i deshiruari dhe i promovuari nmes burrave dhe grave ne PD???!!!!

      Yyyyt race e keqe pjell e neokomunisteve qe doni te prishni imazhin e konservatorizmit te se djathtes te vertet

  1. Haaa Jori e dredh si i don pjeshka, pasuar nga Gazi, Gjekleshi me kompani…Te gjith te kapur nga interesa te vogla e te medha te Rames..Kujtojne se tek anetaret e pd nuk vjen inform…
    Po pse mor, keshtu doni me ardh ne pushtet ju

    1. Lulja qe i pjerdh koqet tao kurvit eshte opozitar par exelence…
      Edhe ju pushtake parnazhistë çingije gojëmut me spermë e gonorre mix… i pirdhni koqet dash sulkës dhe kerperatave.

  2. Nuk kuptoj çka për tu habitur këtu!!! Nëse duhet bashkim të realizohet në çdo seksion, grup seksion e degë të PD.
    Aty njerzit e njohin njëri tjetrin kontributet dhe vlerat e gjithë secilit kështu që në autonomi të plotë do veprojnë. Nuk duhen njerëz që largohen kur kanë qenë por më shumë të afrohen dhe ata që skanë qenë. Në PD ka vend për çdo person të ndershëm e të devotshëm.
    Dhe që ata si karrieristë tipo Basha e kompani kuptohet që nuk afrohen vetë prej zullumet të tyre!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *