• |
ide | kryesore

Humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve! Sot 8 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës

Lajme, Të fundit



Sot shënohen viti i tetë që nga shenjtërimi i Nënë Terezës. 5 shtatori, data kur Papa Françesku vendosi të shenjtërojë murgeshën katolike shqiptare, përkon me ditën kur ajo, më vitin 1997-n, u nda nga jeta.

“Një jetë në shërbim të tjerëve”, ky ishte misioni i shenjtores Nënë Tereza, së cilës Ati i Shenjtë i njohu mrekullitë e bëra në shërimin e një gruaje nga kanceri dhe shërimi i një personi tjetër në Brazil, i prekur gjithashtu nga tumori. Një komitet i Vatikanit tha atëherë se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.

Për punën dhe kontributin e saj, veçanërisht me fëmijët në Kalkuta të Indisë, atje dhe ku ndërroi jetë në vitin 1997. Më 10 dhjetor të vitit 1979, Nënë Tereza u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen në Oslo të Norvegjisë. Nënë Tereza ose Shenjt Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.

Sot, puna e saj është një frymëzim në të gjithë botën për më shumë ndihmë ndaj të varfërve. 5 shtatori, dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, është shpallur festë zyrtare. Këshilli i Ministrave miratoi një ndryshim në ligjin “Për festat zyrtare” në vend, sipas të cilit data 19 shtator që është Dita e Lumturimit të Nënë Terezës, zëvendësohej me datën 5 shtator, që është Dita e Shenjtërimit të saj.

Gjithashtu ditën e some kryeministri Edi Rama e ka nisur me një mesazh të veçantë në rrjetet sociale ku shkruan se është dita e shenjtërimit të gruas së paqes në botë.

“Mirëmëngjes dhe në këtë Ditë të Shenjtërimit të gruas së paqes në botë, shqiptares Nënë Tereza, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama, duke postuar dhe një thënien të Nënë Terezës.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *