• |
ide | kryesore

Krimi në Shënavlash/ Shkak, paratë e familjes u shpenzuan me prostituta

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një krim monstruoz i ngjashëm me atë të familjes Meta pak muaj më parë, dhe i realizuar në të njëjtin vend, Shënavlash, tronditi këtë të mërkurë vendin, kur policia zbardhi vrasjen në familje.

Kryefamiljari 62-vjeçar, Enver Balla, është qëlluar për vdekje me pistoletë në stanin e familjes nga i biri, Esmerald Balla. Më pas djali e ka hedhur trupin në pus, dhe pasi kanë kaluar disa ditë, ka denoncuar në polici zhdukjen e të atit.

Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur pas një sherri që atë e bir kishin për çështje parash. Në polici, 30-vjeçari Esmerald Balla ka kallëzuar se i ati ishte larguar nga banesa me një grua të panjohur dhe pas këtij momenti nuk kishte mundur të lidhej më me të atin. Po ashtu, ai ka hedhur dyshimet se ajo grua mund ta kishte vrarë 62-vjeçarin, pasi ai nuk kishte arsye që të largohej nga banesa.

Djali tjetër i viktimës, Andi Balla, pasi ka marrë vesh zhdukjen e të atit, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar se në Instagram, i ka shkuar një mesazh nga një grua që i thoshte që familjarët të mos e kërkonin më babanë e tij, pasi ishte larguar me pushime.

Më pas, përmes përgjimesh të mesazheve e telefonatave, autoritetet kanë mundur të zbardhin ngjarjen dhe të arrestojnë autorin, i cili ka pranuar vrasjen, pas një konflikti që kishte me babanë për 7,5 milionë lekë kursime, që dyshonte se ai ia kishte vjedhur.

Më 13 gusht, atë e bir janë konfliktuar fizikisht, derisa djali ka qëlluar mbi Enver Ballën dhe më pas e ka hedhur në një pus, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor ka gjetur trupin e viktimës dhe ka sekuestruar pistoletën si dhe kasafortën e hapur me sende të forta, ku mbante lekët 30-vjeçari.

Burime bëjnë me dije se djali e ka hapur kasafortën me gur fresibël dhe se në mënyrë të vazhdueshme merrte prej andej para. Në momentin që babai ka dashur të marrë 20 mijë euro për t’i investuar tek një shtëpi që po ndërtonin, ka konstatuar mungesën e parave. Nga këqyrja e telefonit të Esmerald Ballës rezulton se ky ishte frekuentues i eskortave online, ndërsa edhe i ati kishte marrëdhënie jashtëmartesore


2 Comments

  1. Mundet por 75 mijë euro kanë avulluar!!! Por që janë prishur për kuplara ska dyshim sepse shqiptarët i kanë fort qef!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *