• |
ide | kryesore

Përplas çiftin që lëvizte me motor, autori largohet nga vendngjarja në aksin Lushnjë-Fier

Lajme, Të fundit



Një çift që lëvizte me motor, në aksin Lushnjë-Fier, është përplasur me një makinë mbrëmjen e djeshme. Shoferi i makinës nuk ka ndaluar, por është larguar nga vendngjarja, duke lënë në mes të rrugës çiftin.

Të aksidentuarit mendohet se janë rreth moshës 43-vjeçare. Mësohet se Albert dhe Gentjana Koleci (të aksidentuarit) po ktheheshin nga puna për të shkuar në shtëpinë e tyre në Krutje të Poshtme. Nga përplasja bashkëshorti ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë bashkëshortja ka thyerje brinjësh.

Policia po punon për kapjen e autorit të aksidenti.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *