• |
ide | kryesore

Protesta masive për qeveri teknike? Bardhi zbulon strategjinë e PD

Arkiva, Lajme, Të fundit
Bardhi



Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, tetë muaj përpara zgjedhjeve të 2025, ka folur rreth “rrugës” që do të ndjekë Partia Demokratike për të fituar.

Bardhi, në një intervistë në News 24 tha se strategjia e Partisë Demokratike do të ketë dy drejtime: e para aksionin politik për të imponuar garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme e nga ana tjetër organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme.

“Së pari, sjellja në parlament diktohet nga sjellja e mazhorancës në raport me çështje të interesit publik apo me të drejtat e opozitës. Padyshim që në parlament secili nga ne është mandatuar nga qytetarët për t’u shërbyer interesit të tyre dhe për të çuar përpara prioritetet tonë, siç është reforma në drejtësi.

Nuk mund të ketë asgjë zgjidhje, nëse nuk garantojmë zgjedhje të lira. Nuk mund t’i lejojmë vetes që zgjedhjet e 2025 të diktohen nga paratë e korrupsionit, krimit të organizuar.

Kryesia e PD ka vendosur që duhet të ketë dy drejtime strategjia, e para aksioni politik për të imponuar garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe nga ana tjetër dhe organizimin e partisë për zgjedhjet e ardhshme. Këto dy shtylla duhet të ecin paralel”, deklaroi Bardhi.


5 Comments

    1. Jo i besojnë.
      Protesta masive do të bëhen se s’ bën.
      Në Tiranë jo, por do bëhen në Francë, Senegal, Columbi.
      I ziu Rama ku do shkojë.
      Në Francë nuk do vejë dot.

  1. Me falni por ne kemi mandatuar Z. Edi Rama per te krijuar nje qeveri, dhe ai e ka krijuar. Pse na duhet kjo qeverija teknike.

    1. Edhe pse lajmi doli fake doktori thoshte prap ja kush na qeverisë ne. Ata i mendojnë njerëzit të trashë dhe thonë të hedhim ca të mundemi, kjo tregton dëshpërim të madh të tyre. Ai e ka qëllim në vetvete shpifjen, por ka humbur gjyqe për shpifje dhe s’ka fituar asnjë gjyq deri tani”

  2. Sala akoma nuk na ka garantuar qe nuk do vrasi njeri nese protestojme kunder. Si tja jap voten une si popull???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *