• |
ide | kryesore

Shkak, konkurrenca, konfliktohen fizikisht dy persona në stacionin e furgonave në Shkodër

Lajme, Të fundit



Një konflikt ka mes dy shoferëve të furgonave në Shkodër ka ndodhur ditën e sotme dhe shkak për këtë dyshohet se është bërë konkurrenca. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, ndërsa një prej shoferëve është dëmtuar dhe ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu mësohet se si pasojë e ngjarjes është arrestuar një 63-vjeçar, nga kontrolli në banesën e të cilit u gjetën edhe armë dhe municione. Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *