• |
ide | kryesore

Transportonte lëndë narkotike, arrestohet 20-vjeçari dhe personi që e shoqëronte

Lajme, Të fundit



Një 20-vjeçar dhe shoku e tij janë arrestuar pasi u gjetën duke transportuar lëndë narkotike. Dy të rinjtë u kapën në flagrancë dhe në momentin që panë policinë kanë hedhur lëndën narkotike nga makina. Megjithatë ata u arrestuan nga blutë dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2.21 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Fokus 8”, si rezultat i informacioneve nga inteligjenca policore, për goditjen e një tentative për trafikimin e lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 2.21 kg cannabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë.

Arrestohet një 20-vjeçar që transportonte lëndën narkotike, si dhe një shtetas tjetër që e shoqëronte dhe kishte dijeni për veprimtarinë e tij kriminale.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë finalizuan operacionin policor të koduar “Fokus 8”.

Gjatë operacionit, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit J. A., 20 vjeç, dhe F. Ll., 23 vjeç, të dy banues në Konispol.

Në afërsi të fshatit Vrin, shtetasit J. A. dhe F. Ll. ndaluan automjetet e tyre pranë një lavazhoje dhe, në momentin kur vunë re shërbimet e Policisë, shtetasi J. A. tentoi të fshehë lëndën narkotike duke e hedhur nga automjeti i tij, por u arrestua menjëherë së bashku me F. Ll., i cili kishte dijeni për lëndën narkotike që 20-vjeçari po transportonte.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2.21 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *