• |
ide | kryesore

Vrau babain dhe e hodhi në pus, djali dyshohet se bashkëpunoi me persona jashtë familjes

Lajme, Të fundit



Esmerald Balla dyshohet se për vrasjen e babait bashkëpunoi me persona jashtë familjes. Paraprakisht dyshohet të jetë një mik i tij që e ka ndihmuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku 62-vjeçari Enver Balla i raportuar sot nga familjarët i zhdukur prej 20 ditësh, është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, i cili më pas ia ka hedhur trupin në pus.

Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes. Djali e ka pranuar krimin para policisë, ndërsa ka thënë se e kishte vrarë të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash. Sipas raportimeve, hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.


2 Comments

  1. monstrat shohin monstren kryeminister qe akuzonte babane e tij si baben e femijes se vet. dhunen e rames ndaj grave te tij dhunen e rames ndaj cdo norme morale ligjore , shtetit etj dhe ne kete situate anormlae ku cdokush qe vjedh vret abuzon ja hedh paq frymezohen plehr te tille te bejne skenare vjedhjeve e pastaj vrasjeje sepse do te mbulosh gjurmet ..
    ta dinte ky rob qe ka ligj ne kete vend do mendohej 100 here para se ta bente, mbase do e bente perseri , por shumica e krimeve ne familje do ishin kursyer sepse sdo u merrte koka ere nga ligji,

    cdo plehre sot ka aleat ramen ne cdo krim qe ben.

  2. Ky eshte fundi dhe kjo ka ndodhur dhe ndodh vetem fale qeverisjes monstruoze te nje njeriu te semure psiqikisht e dhunues absolut te çdo gjeje ne kete vend !
    Llumi eshte ne krye te puneve te ketij vendi,çfare prisni te sjelle ndryshe ju ?
    Bijte e eterve vrases e mizore qeverisin sot kete vend,fundi do jete i njejte me Gedafin per edi ramen !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *