• |
ide | kryesore

Zjarri në zonën e ish-kombinatit të Metalurgjikut në Elbasan, shpallet në kërkim administratorin e fabrikës së prodhimit të plastikës

Lajme, Të fundit



Administratori i fabrikës së prodhimit të plastikës në zonën e ish-kombinatit Metalurgjik në Elbasan, që u përfshi nga një zjarr masiv pasditen e djeshme, është shpallur në kërkim. Sipas policisë, po vijon puna për kapjen e 54-vjeçarit me inicialet.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin K. B., 54 vjeç, me detyrë administrator në një kompani për prodhimin e plastikës, pasi në fabrikën palstike, në fshatin Bradashesh, ka rënë zjarr dhe si pasojë e tymit të çliruar u shkaktua ndotje e ajrit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit K. B. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


2 Comments

  1. Nëse e ka vendosur zjarrin qëllimisht patjetër që duhet të jetë në kërkim policor, por nëse zjarri ka qenë aksidental dhe për më tepër e ka falimentuar si biznes (se zakonisht biznesi shqiptar nuk e siguron biznesin), s’ka pse shpallet në kërkim, madje t’i jepet një dorë që të ngrejë përsëri kokën.

    1. e kane pjese te trajnimit policor, sa here ka ngjarje eshte shpallur ne kerkim administratori
      po per cfare e akuzon policia apo prokuroria dihet gje?
      sepse duhet te ngresh akuze ndaj administratorit qe ta shpallesh ne kerkim

      pra policia punon , shpall ne kerkim

      vk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *