• |
ide | kryesore

Belind Këlliçi, akuza prokurorit të SPAK, Klodian Braho në protestën para bashkisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Emri i prokurorit të SPAK, Klodian Braho ka dalë në protestën e sotme të opozitës para bashkisë së Tiranës. Gjatë fjalës së tij, Belind Këlliçi u shpreh i revoltuar se shkeljet e Veliajt dhe drejtorëve të tij të tjerë janë faktuar tashmë në dosjen e SPAK, por Klodian Braho nuk vepron sipas ti, sepse pret urdhrin e Edi Ramës.

“Një pyetje publike për Klodian Brahon, prokurorin e 5D; A ka të drejtë ndërtuesi i 7 kateve pa leje në Tiranë, një njeri për të cilin u shemb policia bashkiake, ndërtesa dhe reparti i uzinës mekanike. U shembën godina miliona euro për të hapur truallin, për të ndërtuar ky njeri kulla në mes të Tiranës. A ka të drejtë ky kur thotë se e kam mbyllur çështjen e “5D” me prokurorët e SPAK? E di pse ta bëj këtë pyetje? Sepse i bie që nuk ke lexuar aktet e tua. Ta ka thënë gjykata e apelit të posaçëm. Ekzistojnë përgjime të Nestor Muhametllar administratorit të 5D me një drejtor të quajtur “Erioni i IMT”. Po a ka shqiptar që nuk e di që ky është Erion Rrapaj, shefi politik në Kombinat, ish titullar në IMT, përgjegjësi kryesor për fabrikën e asfaltit, që shtronte rrugët me asfalt vetëm për të gënjyer qytetarët. Njeriu që është kallëzuar në SPAK prej meje, prej një viti, për fabrikën e asfaltit në Krrabë, ku bëhet evazion fiskalë dhe bashkia u kthye në pronë private, ku me asfaltin e bashkisë me puntorët e bashkise, shpalleshin tendera fiktivë dhe ktheheshin paratë në fushatë për të blerë vota. A ka turp më të madh? Si ka mundësi Klodian Braho nuk ke një përgjigje për Erionin e IMT? Apo ka të drejtë ndërtuesi i 7 kateve pa leje? Rast i paprecedentë, 7 kate pa leje, një pallat mbi një kullë në mes të kryeqytetit dhe ju mbyllni gojën. Kush jua ka mbyllur gojën? Jua kanë mbyllur paratë gojën?” u shpreh Këlliçi.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *