• |
ide | kryesore

Gjermani/ Kërcënoi policët në hanxhar, shqiptari dyshohet se kishte qëllime tèrròrístè

Arkiva, Lajme, Të fundit
polizei .jpg, Gjermani,



Një shqiptar u arrestua në Gjermani pasi hyri në një stacion policie dhe kërcënoi me hanxhar oficerët. Tani dyshohet se ai kishte qëllime terroriste.

29-vjeçari shqiptar hyri në stacionin e policisë në qytetin e vogël të Linz am Rhein, midis Koblenz-it dhe Bonit, rreth orës 2:40 të mëngjesit, duke bërtitur vazhdimisht “Allahu akbar” dhe tha se donte të vriste policët.

Oficerët e policisë mbyllën derën e komisariatit ndërsa i dyshuari u përpoq por nuk arriti ta hapte me forcë, raporton abc news.

Hetuesit që kontrolluan banesën e të dyshuarit gjetën një flamur të grupit të Shtetit Islamik të vizatuar në një mur.

Incidenti në Koblenz pason një sulm me thikë të 23 gushtit në qytetin perëndimor të Solingenit, në të cilin një ekstremist i dyshuar nga Siria akuzohet për vrasjen e tre personave.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *