• |
ide | kryesore

Këlliçi akuza ambasadorit të BE, Gonzato: I shisni si model të rinjve hajdutin Erjon Veliaj!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Belind Këlliçi ka drejtuar gishtin drejt zyrës së BE-së në Tiranë gjatë protestës së sotme para bashkisë, për arsyen se në hapjen e Kolegjit të Europës është thirrur të flasë edhe Erjon Veliaj.

Këlliçi akuzoi zyrën e delegacionit të BE në Tiranë dhe vetë ambasadorin Gonzato se po u shesin si model të rinjve të Tiranës një hajdut si Veliaj, që është nën hetim pasuror për vjedhjen e dhjetëra miliona eurove.

“Dita e sotme ka nisur me aktivitet të shëmtuar, ku regjisore kryesore është zyra e delegacionit të BE në Tiranë dhe vetë Gonzato, i cili ditën e sotme do t’i shesë të rinjve ekselente të Tiranës si model suksesi Erion Veliajn një hajdut ordiner, një plehrë mbeturinë njerëzore, mbeturinë politike, i cili është nën hetim për vjedhjen e 132 milion euorve nga inceneratori i Tiranës, të paktën 30 milion eurove nga dosja 5d. Të paktën dhjetra miliona euro tendera fiktive. Një njeri që ka dhënë 2 mijë leje ndërtimi, që ka betonizuar Tiranën, që ka shkatërruar qytetin e Tiranës, që ka shkatërruar Teatrin Kombëtar dhe këtë njeri zyra e delegacionit të BE së bashku me një komuniste si Federica Mogherini vijnë dhe e shesin si model suksesi. Kjo është tallje për çdo qytetar të ndershë, për çdo njeri me shtyllë kurrizore, për çdo njeri në këtë vend që ka një pikë dinjiteti. Mos vallë zyra e delgacionit të BE nuk e di që ky hajdut, Erjon Veliaj është nën hetim pasuror? Për çfarë e thërrisni Erjon Veliajn?”, u shpreh Këlliçi.

Lexo edhe: Belind Këlliçi, akuza prokurorit të SPAK, Klodian Braho në protestën para bashkisë


7 Comments

    1. Sepse ky eshte qellimi per vende me shoqeri v.k dhe me shkerdhatokraci politike si neve..te shiten si vlera ato qe njerezimi nuk i pranon prej shekujsh

  1. Nje komuniste e len pas dere ne Bruksel si Mogja me transgender e tjere hapin shkolla..o mortje kur nuk i fshin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *