• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës te bashkia e Tiranës, policia njofton masat dhe bllokimet e rrugëve

Lajme, Të fundit



Këtë të premte opozita do të mbajë një tjetër tubim në orën 11:00 përpara bashkisë Tiranë. Për këtë arsye policia ka njoftuar se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore.

Blutë njoftojnë se do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Gjithashtu, policia ka bërë me dije qytetarët se mund të shmangin lëvizjen në këto akse dhe të përdorin rrugë alternative, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Prej kohësh opozita proteston çdo javë përpara bashkisë së kryeqytetit dhe kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë nga SPAK.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *