• |
ide | kryesore

Shqiptari sulmon me hanxhar policët në Gjermani, arrestohet nga forcat speciale

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rheinland-Pfalz në Gjermani. Gjatë natës, një 29-vjeçar me hanxhar sulmoi stacionin e policisë në Linz am Rhein. Shqiptari ka vrapuar drejt komisariatit “Am Konvikt”, ka hapur derën dhe ka kërcënuar më hanxharin në dorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40 e mëngjesit.

Zëdhënësi i policisë Jürgen Fachinger u shpreh se “29-vjeçari kërcënoi se do të vriste kolegët në komisariat”. Shqiptari nuk arriti të sulmojë efektivët, pasi duhej të kalonte nga një derë e dytë që vetëm roja hapte. Roja, jo vetëm që nuk e la të futej, por gjithashtu mundi të kyçë derën e jashtme, duke bllokuar kështu largimin e tij.

Shqiptari aktualisht ndodhet në paraburgim nga policia. Pas marrjes në pyetje do të vendoset nëse do i jepet një urdhër arresti apo jo, ndërsa hetimet për ngjarjen dhe motivin vijojnë.


3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *