• |
ide | kryesore

Sveçla: Familjet shqiptare po trajtohen dhunshëm nga fashistë serbë

Arkiva
Sveçla



Pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta, grupe ekstremistësh të maskuar, në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat me targa të Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se para pak çastesh, një familjeje, e cila po udhëtonte drejt Gjermanisë, i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë.

“Kjo po ndodh para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne. Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të papengueshëm dhe të sigurt për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim”, – ka shkruar Sveçla në Facebook.

Deri tani janë bllokuar pjesërisht 3 pika të kalimit kufitar. Grupe serbësh po qëndrojnë në pjesën serbe të kufirit duke mos lejuar të kalojnë makina me targa të Kosovës. ©LAPSI.al 

LEXO EDHE: Lejohen vetëm serbët/ Bllokohen për shqiptarët 2 pika kufitare mes Serbisë dhe Kosovës


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *