• |
ide | kryesore

Atentati ndaj boksierit në Shkodër, identifikohet autori

Lajme, Të fundit



Autorietet kanë identifikuar autorin e atentatit të dështuar dhe të dyshuar ndaj boksierit Arjon Kajoshi, të ndodhur sot në lagjen Partizani në Shkodër. Bëhet fjalë për Alban Brucin i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja e sotme mendohet të ketë lidhje me sherrin për parkimin në qershor të këtij viti në Shkodër. Arjon Kajoshi së bashku me 4 persona të tjerë dhunuan Vladimir Brucin, babain e autorit. Për këtë ngjarje ishte i shpallur në kërkim dhe Arlind Kajoshi, vëllai i boksierit. Më 3 qershor u raportua se Vladimir Bruçi u dhunua pranë së banesës së tij. Ai u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës pasi mori dëmtime të konsiderueshme në trup.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *