• |
ide | kryesore

Hapen të gjitha pikëkalimet kufitare me Serbinë, Sveçla: U larguan bllokadat e krijuara nga ekstremistët e maskuar

Lajme, Të fundit



Të gjitha pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë janë hapur për qarkullim të plotë dhe papengesë, pas bllokadave në pjesën serbe të kufirit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka njoftuar se edhe pikat kufitare në Merdar dhe Bërnjak janë liruar për qarkullim pas largimit të bllokadave nga personat e armatosur. Përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nuk ekziston më asnjë pengesë për qarkullim në këto pika kufitare.

“Pas pranimit të njoftimeve se tashmë janë larguar bllokadat e krijuara nga ekstremistë të maskuar që kanë qenë të vendosura dje në territorin e Serbisë dhe duke parë se nuk ka ndonjë pengesë për qarkullim nga dhe drejt pikave kufitare të Republikës së Kosovës, morëm vendimin për hapjen për qarkullim të pikave kufitare Merdar dhe Bërnjak”, u shpreh Sveçla.

Serbët i bllokuan të premten rrugët dhe i kthyen mbrapsht udhëtarët me dokumente të Kosovës në pjesën serbe pranë tri pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në shenjë proteste kundër veprimeve të fundit të autoriteteve të Kosovës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *