• |
ide | kryesore

Kosova mbylli dy pika kufitare me Serbinë/ Ja si është situata në Jarinje dhe Merdarë

Lajme, Të fundit



Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka dhënë detajet e fundit sa i përket situatës së krijuar pas mbylljes së pikëkalimit kufitar në Bërnjak.

Ai u shpreh se momentalisht situata paraqitet e qetë dhe se nuk është regjistruar ndonjë incident.

Bazuar në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikëkalimi në Jarinje vazhdon të jetë i bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Për mbylljen e Bërnjakut, njoftoi mbrëmë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla. Ai tha se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.


1 Comment

  1. Po po ata jone me dokumenta te RKS,por ne anen serbe matan kufirit…opozita ne Kosove ,qeveria e Shqipetise ,dhe shum ambasador b..q..nuk ju degjohet zeri.! E quditshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *