• |
ide | kryesore

Sherr mes dy të rinjve në Vlorë, plagoset me sende të forta një prej tyre

Lajme, Të fundit
Një konflikt me sende të forta mes dy të rinjve raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin Vlorë-Skelë



Një konflikt me sende të forta mes dy të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin Vlorë-Skelë. Si pasojë e këtij sherri ka mbetur i plagosur një person. Sipas informacioneve konflikti mes të rinjve ka nisur me fjalë fillimisht. Më pas sherri ka degraduar në dhunë dhe në përdorimin e sendeve të forta.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Ndërkohë, personi tjetër i përfshirë në konflikt është shoqëruar në komisariat nga forcat e policisë për të dhënë shpjegime mbi ngjarjen.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *