• |
ide | kryesore

Video/ E bujshme, trajneri irlandez i Anglisë Carsley, nuk këndon himnin: debutonte kundër vendit të tij

F1, Sport, Video
Carsley



Lee Carsley mbajti premtimin e tij për të qëndruar i heshtur gjatë himnit anglez, në ndeshjen e tij të parë si menaxher i përkohshëm i ekipit kombëtar të Tre Luanëve. Gjesti i teknikut u brohorit nga tifozët vendas në stadiumin Aviva të Dublinit. Carsley, 40 herë kapiten i Republikës së Irlandës, kishte deklaruar në prag të ndeshjes së Nations League se nuk kishte ndërmend të këndonte himnin para ndeshjes, diçka që nuk e bëri kurrë si lojtar apo trajner i Anglisë U-21.

50-vjeçari ka shpjeguar se është fokusuar gjithmonë te ndeshja në zhvillim dhe jo te himni kombëtar. Pasi doli nga dhomat e zhveshjes, ai fillimisht shkoi në pankinën e Irlandës, pastaj u drejtua drejt pankinës së Anglisë me stafin e tij teknik pranë, ndërsa lojtarët ishin rreshtuar në fushë për himnin anglez dhe atë irlandez. Të 11 lojtarët në formacionin fillestar të Carsley për debutimin e tyre në Ligën e Kombeve u panë duke kënduar tekstin e God Save The King.

Lexo më tejTrajneri më i mirë pas Sir Ramsey jep dorëheqjen, Southgate largohet nga Anglia: “Koha për ndryshim”

Në fushë pastaj Anglia u imponua 0-2 me ndeshjen të vendosur që në pjesën e parë. Rice zhbllokoi takimin në minutën e 11′, pastaj Grealish mbylli llogaritë në minutën e 26′.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *