• |
ide | kryesore

Vrasja dhe hedhja në pus e Enver Ballës në Shënavlash, i biri pranon krimin para togave të zeza

Lajme, Të fundit



Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “arrest në burg” për Esmerald Ballën i cili dyshohet se vrau dhe hodhi në pus të atin, Enver Balla në fshatin Shënavlash. Po ashtu kjo gjykatë lanë burg dhe mikun e tij Edison Brahaj i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtor i Esmerad Ballës në këtë ngjarje. Esmerald Balla ka shprehur pendesë para togave të zeza dhe ka pranuar krimin.

“E kam bërë në kushtet e vetembrojtjes e nuk ka kthim mbrapa”, tha ai.

Ndërsa 25-vjeçari Brahaj ka deklaruar kësaj here, nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, që në polici është dhunuar që të pranojë bashkëpunimin. Por, i pyetur nga gjykatësi ditën e sotme, i riu ka hedhur poshtë versionin e dhunës dhe gjithashtu të bashkëpunimit në vrasje. Më pas Brahaj u shpreh se është çoban tek ferma e lopëve të familjes Balla, dhe e ka ndihmuar Esmeraldin për të fshehur kufomën. Ai ka shtuar se Esmeraldi i ka dhënë edhe shumën prej 200 mijë lekësh.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *