• |
ide | kryesore

Boehly shpenzoi 1 miliard në dy vjet, tani gati të shesë Chelsea: përplasje e fortë me ortakun Eghbali

Sport
Boehly



43 lojtarë u blenë në dy vjet për një shpenzim total që kalon një miliard euro. Trofetë? As edhe hija e tyre nuk duket në Stamford Bridge. Ky është bilanci i Todd Boehly që kur ai mori shumicën e aksioneve te Chelsea nga Roman Abramovich, i cili u detyrua të shiste aksionet e tij pas ngjarjeve të njohura të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kjo është arsyeja pse, përballë një investimi kaq të rëndësishëm në merkato (duke mos llogaritur shpenzimet për të fituar pronësinë e klubit), është surreale të lexohen zërat e publikuara nga kanali i njohur financiar amerikan Bloomberg: një lloj “lufte civile” është duke u zhvilluar në Stamford Bridge dhe Boehly tashmë është gati të shesë 40% të tij (pothuajse) të klubit.

CHELSEA, BOEHLY NXJERR NË SHITJE AKSIONET?

Gjithçka buron nga marrëdhëniet tani në thyerje totale mes sipërmarrësit dhe anëtarit tjetër të rëndësishëm të konsorciumit që bleu Chelsea dy vjet më parë, Behdad Eghbali. Një marrëdhënie e thyer si pasojë e shpenzimeve të çmendura që nuk sollën asnjë rezultat në fushë. Clearlake, aksioneri mazhorancë i klubit (zotëron mbi 60%), ka thënë tashmë se është gati të blejë aksione të tjera nëse investitorët e tjerë do të ishin të gatshëm t’i shesin ato. Kështu që ata do të ishin gati të rrisin aksionet e tyre në rast të largimit të Boehly dhe të tjerëve.

Telegraph, megjithatë, insiston të kundërtën dhe këtu fillon e ashtuquajtura “luftë civile”. Sipas gazetës autoritare britanike është Boehly ai që është gati të blejë aksionet e Clearlake. “Ai beson se mund të mbledhë shpejt 2.5 miliardë paund për të bërë një ofertë dhe për t’u bërë aksioner i shumicës absolute,” siguron tabloidi.

Një luftë e brendshme që sigurisht nuk do të jetë e mirë për klubin e teknikut Maresca. Italiani është që tani i impenjuar të mendojë për menaxhimin e një skuadre me organikë të ekzagjeruar. Si do të zgjidhet çështja, mbetet për tu parë?


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *