• |
ide | kryesore

Gënjeshtra tjetër e Ramës: Taksën e biznesit të vogël do ta mbajmë 0 deri në 2029-n

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Edi Rama në Asamblenë e sotme të Partisë Socialiste, ku premtoi sërish se qeveria taksën e biznesit të vogël do ta mbajë zero deri në vitin 2029.

Por ky premtim i Ramës vjen pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë ligjin e qeverisë që detyroi biznesin e vogël të paguante taksë, madje duke ia marrë këstet paradhënie.

Ishte pikërisht qeveria e Ramës që premtimin e disa viteve më parë për taksë 0 për biznesin e vogël e theu duke nxjerrë një ligj të ri, por fatmirësisht për mijëra profesionistë të lirë, ky ligj u kthye nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë, këta profesionistë të lirë ende nuk i kanë marrë mbrapsht paratë e paguara në muajt e parë të vitit, pasi nuk ka ende një vendim nga Ministria e Financave.

“Nuk ka asnjë vend në rajon me të ardhurat që kemi nga sektori i ndërtimit dhe pagat në sektorine  dnërtimit t’i ketë kaq të ulëta sa ne krahasuar me pagat reale. Ky fenomen shtrihet pak a shumë në të gjithë sektorin privat dhe ka ardhur koha që lufta ndja tij të ngrihet në një nivel të ri. Jo në emër të informalitetit,por në emër të pensionistëve. Këtu nuk flitet për të rritur taksat, sepse ne do ta mbajmë zero taksnë e biznesit të vogël deri në vitin 2029, siç e kemi premtuar disa vite më parë”, u shpreh Rama.


5 Comments

  1. Biznesi vogël, asnjëherë nuk ka paguar.
    Taksa e këtij biznesi ka qenë zero që kur e mori PS.
    Mos ngatërroni biznesin e vogël, me profesionet e lira.
    Me inxhinierin topograf, që për një plan vendosje të mer 5 milionë lekë .
    Apo avokatët që punojnë pa lekë.

  2. U hap thesi i mashtrimeve! Kur je me kartele psikopati qe nga ‘93, dhe pi krak koka normal qe je jashte realitetit! Ku ka më gomar në Shqipëri që i ha këto mashtrime nga kryehajduti më i madh i gjithë historisë së këtij vendi fatkeq me keta plehra! Votë kunder dhe varje si Musolini e ka hak!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *