• |
ide | kryesore

I forti i Niklës: Nuk kam folur në SKY, nuk kam konflikte me askënd

Arkiva, Lajme, Të fundit
niklës



Gjykata e Posaçme i ka komunikuar Marklen Hakës masën “arrest me burg” caktuar  ndaj tij në mungesë. Ai u arrestua paraditen e së premtes në zonën e Niklës nga Policia e Tiranës dhe RENEA. I vënë në akuzë për “tentativë vrasje” dhe “posedim të armëve pa leje”, Haka ka mohuar pretendimet e SPAK në dëshminë që ka dhënë përpara hetuesve.

Sipas prokurorëve, bazuar dhe në bisedat e zbërthyera nga platformat e komunikimit SKY, Haka ka pasur një rol aktiv në organizimin e vrasjes së Durim Bamit, në të paktën dy raste, një prej të cilave në Nëntor të 2020, atentat ky i dështuar.

Vetë i “forti i Niklës” në seancën e zhvilluar ka mohuar se ka patur akses në aplikacionin SKY, si dhe ka mohuar të ketë konflikte. Marklen Haka i njohur dhe me mbiemrin Aliu, konsiderohet nga autoritetet si një nga njerëzit kryesor të botës së krimit në Shqipëri dhe ishte në listat e të shumëkërkuarve të policisë.

Për disa muaj ai u fsheh në Dubai pasi u shpall në kërkim me kërkesë të SPAK dhe ka hyrë ilegalisht në Shqipëri disa javë më parë. Gjatë arrestimit të tij, në pranga u vu dhe një 21-vjeçar, që strehonte të shumëkërkuarin në banesën e tij në Nikël. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: “Me e rrjep, me e torturu” – Si Marklen Haka informonte Shullazin për lëvizjet e Durim Bamit

Kush është Marklen Haka, i arrestuar nga forcat speciale në Nikël të Fushë-Krujës

Porosia e Shullazit për Marklen Hakën: Ulu pi kafe, po shpinën Durim Bamit mos ia kthe

Kafe me dy mikesha, qitësit prisnin jashtë/ Zbardhet dosja e atentatit ndaj “të fortit të Niklës”


1 Comment

  1. Po edhe sikur të ketë folur si do e vertetojnë qe ka qene ai qe ka folur dhe jo dikush tjetër?

    Si do e provojnë?

    Duhet te ketë prova të tjera që të denohet, por jemi në kohën spakut gjyqit popullor. Dhe ky e hak burgun e perjetshëm dhe ka për të dalë paa 1 a 2 vjetesh sa të mbulohet me skandalin e rradhës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *