• |
ide | kryesore

Në prag të nisjes së vitit shkollor, më pak nxënës do të ulen në banka

Arkiva, Lajme, Të fundit
banka



Viti i ri shkollor do të nisë me një numër më të vogël të nxënësve në klasën e parë dhe në të dhjetën në qarkun e Korçës.

Nga 1698 nxënës të regjistruar një vit më parë, këtë vit do të ulen në bankat e shkollës për klasën e parë 1302 nxënës. Pra, 396 nxënës më pak.

Numri i regjistrimeve në klasën e dhjetë vitin e kaluar ka qenë 1779, ndërsa këtë vit është 1277. Pra, 502 nxënës më pak. Shkak për këtë ulje sipas Sindikatës të Pavarur të Arsimit është emigrimi dhe rënia e numrit të lindjeve.

Për shkak të rënies të numrit të nxënësve, ka mbyllje të shkollave të ciklit fillor në Kodras të Kolonjës, në Kapshticë të Devollit. Mbyllje të klasave të para ka edhe në shkollat e tjera të Maliqit dhe të Korçës. Ndërsa, në shkollën e Kamenicës dhe të Flloqit janë të mbyllura nga një klasë e ciklit të lartë.

Lajm i mirë është se nuk ka shkurtim të personelit arsimor në gjithë qarkun Korçë. Këtë vit, njësoj si i kaluari, do të ketë në disa shkolla, mësim me turne.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *