• |
ide | kryesore

Pagesë stratosferike e plan anti-Real Madrid: Manchester City punon për rinovimin e Haaland

F1, Sport
haaland



Në 4 ndeshje të këtij edicion në Premier League, Erling Braut Haaland ka shënuar 7 gola. Pas Manchester City, dy skuadrat që kanë shënuar më shumë janë Chelsea dhe Liverpool, me nga 7 gola. Me pak fjalë, Haaland shënon sa një ekip i tërë dhe nuk është çudi që Manchester City është gati t’i ofrojë shuma të pabesueshme sulmuesit për të rinovuar kontratën.

CITY STUDION RINOVIMIN ANTI-REAL

Kontrata e Erling Haaland skadon në vitin 2027, por në këto raste duhet të qendrosh shumë i kujdesshëm edhe në arritjen vetëm dy vjet nga përfundimi i marrëveshjes dhe City e di mirë këtë. Ka skuadra që do të bënin diçka të çmendur për të nënshkruar me Haaland, si në Arabinë Saudite ashtu edhe në Evropë, me PSG dhe Real Madrid që presin vetëm mundësinë për t’ia rrëmbyer teknikut Guardiola norvegjezin.

Lexo më tejVideo/ City ‘shëtit’ në Londër: Haaland e Kovacic shembin Chelsea, Guardiola leksion nxënësit Maresca

Për këtë arsye, City tashmë ka disa kohë që po lëviz për të rinovuar kontratën e sulmuesit dhe është në negociata me menaxheren Pimenta për të zyrtarizuar gjithçka brenda pak javësh. Qëllimi është që t’i dërgohet një mesazh i fortë, Real Madrid mbi të gjithë, dhe të bëhet e qartë se Haaland është lojtar i City dhe se klubi nuk ka ndërmend ta lërë të largohet për asgjë në botë.

GATI NJË SUPER PAGË

Për të bindur Haaland që t’i bashkëpunojë akoma me Manchester City, klubi anglez ka gati një super pagë: 24 milionë euro në sezon. Një pagë që do ta bënte atë lojtarin e dytë më të paguar në Evropë pas Mbappé. Nuk është ende e qartë ende se sa vite do të jetë rinovimi i Haaland.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *