• |
ide | kryesore

PD ‘nis punën’ për zgjedhjet, mbledh drejtuesit politikë të qarqeve

Arkiva, Lajme, Të fundit
PD



Partia Demokratike, pas përcaktimit të drejtuesve politikë të qarqeve, do të zhvillojë sot mbledhje për herë të parë me këta drejtues, në selinë blu.

Mësohet se mbledhja do nisë në orën 17:00, ku do të diskutohen protestat dhe puna në terren.

Lexo më tej: Zgjedhjet 2025/ Emrat kokë më kokë mes PD dhe PS në 12 qarqet e vendit 

Kujtojmë se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së që u mbajt para disa ditësh, kryetari i PD-së Sali Berisha dha porositë e tij për demokratët duke thënë se këto nëntë muaj para zgjedhjeve të 2025, PS duhet të kalojë nga mbrojtja në sulm dhe se nuk duhen të njohin humbje, por vetëm fitore.

“PD këto 9 muaj, duhet të jetë, të kalojë nga mbrojtja në sulm dhe secili nga ne duhet të përsërisë çdo ditë dy fjalë; sulm dhe fitore. PD duhet të jetë vetëm sulm dhe fitore. Fitorja e opozitës dihet të jetë opsioni ynë i vetëm”, tha Berisha.

Lexo më tej: Zgjedhjet e ardhshme/ Basti i Ramës: “Do e lë PD me aq mandate sa në ’97” 


4 Comments

  1. Shiqoni!
    PS përveç drejtuesve të qarqeve, ka caktuar Tao Pallën, kordinator për diasporën.
    Po këta të PD? E bënë mbledhjen dy ditë më parë dhe e harruan diasporën, e cila ka pothuaj aq zgjedhës sa ka gjithë Shqipëria.
    Kjo tregon sa pa tru janë Muli, Paloka dhe Vokshja.
    Dhe gjithë PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *