• |
ide | kryesore

Trump apo Harris/ Del sondazhi i fundit kë duan amerikanët për President

Arkiva, Lajme, Të fundit
harris trump



Në Shtetet e Bashkuara, kandidati republikan për president Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, nënpresidentja Kamala Harris, kanë të njëjtin nivel mbështetjeje në javët e fundit të zgjedhjeve, sipas një sondazhi kombëtar të kryer nga gazeta “New York Times” dhe “Universiteti Siena”.

Sipas sondazhit të publikuar të dielën, zoti Trump është 1 për qind përpara zonjës Harris, 48% me 47%, një ndryshim që është brenda kufirit statistikor të gabimit për sondazhet. Megjithëse fushata e zotit Trump pati disa javë të vështira pasi Presidenti demokrat Joe Biden u tërhoq nga gara në korrik, sondazhi më i fundit tregon se ai gëzon mbështetjen e fortë të bazës së tij.

Sondazhi tregon qartë se votuesit mendojnë se u duhet ta njohin më mirë zonjën Harris, ndërsa mendimet e tyre për zotin Trump janë kryesisht të përcaktuara. Në sondazh, 28% e votuesve të mundshëm thanë se kishin nevojë për më shumë informacion për kandidaten demokrate, ndërsa vetëm 9% thanë të njëjtën gjë për zotin Trump.

Sondazhi tregon se debati presidencial i së martës mund të jetë një moment vendimtar. Nënpresidentja Harris do të ketë mundësinë të japë më shumë detaje për politikat e saj kur të përballet me ish-Presidentin Trump për 90 minuta.

Gara është aq e ngushtë sa që edhe një rritje e lehtë e mbështetjes për secilin nga kandidatët do të ishte domethënëse. Që kur zonja Harris zëvendësoi zotin Biden si kandidate demokrate gjatë verës, ajo ka bërë fushatë intensive, por i ka pasur të kufizuara intervistat me mediat. 

Përfundimet e sondazhit të fundit janë të ngjashme me ato të sondazhit të kaluar nga New York Times dhe Universiteti Siena, publikuar në fund të korrikut. Sondazhet në 7 shtetet që mund të përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve, kanë treguar gjithashtu vazhdimisht një garë shumë të ngushtë. /VOA


3 Comments

  1. Ndryshe nga rivalët politikë PS, ndryshon çdo 4 vite afro 80% të mandateve të deputetëve. Është partia që e ndryshon më shumë ekipin. Dy gjëra janë të sigurta vdekja dhe lista e Berishës. Janë disa deputetë që do të jenë të përjetshëm. Në vend të rinovohet opozita, ndodh e kundërta, rifreskohet partia në pushtet. Mbetet duke u rrudhur opozita.

    1. Nje mut i ke edhe Opoziten edhe Poziten! Po ti shohesh, vetem per ideal nuk behet fjale. Majtas/djathtas bull shit! Keta qe e quajne veten socialiste, tallin trapin me bagetine, se jane te gjithe milionere. Dhe bagetia e voton serisht, se kete mentalitet ka, bolshevik!

  2. Nje mut i ke edhe Opoziten edhe Poziten! Po ti shohesh, vetem per ideal nuk behet fjale. Majtas/djathtas bull shit! Keta qe e quajne veten socialiste, tallin trapin me bagetine, se jane te gjithe milionere. Dhe bagetia e voton serisht, se kete mentalitet ka, bolshevik!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *