• |
ide | kryesore

“Dikush nuk i bën detyrat e tij”: tërbohet De Bruyne e kërcënon lamtumirën nga kombëtarja

Sport
De Bruyne



Belgjika, kundërshtarja e radhës e Italisë në Nations League, është ekzaktësisht një fuçi baruti. Humbja kundër Francës e tërboi krejtësisht yllin e skuadrës Kevin De Bruyne. Në bilbilin e fundit, kapiteni iu drejtua drejtorit sportiv Frank Vercauteren, duke kërcënuar se do të tërhiqej nga kombëtarja. Më pas në konferencën për shtyp ai sulmoi ashpër bashkëlojtarët. “Një paraqitje e papranueshme – deklaroi ai dukshëm i mërzitur -. Rrinim gjashtë vetë prapa, nuk kishte asnjë lidhje. As në pjesën e dytë. Je në disavantazh, apo jo? Nuk ka të bëjë me tranzicione. Ka të bëjë me mënyrën e lojës dhe njerëz, që nuk e bëjnë punën e tyre”.

“Duhet të përmirësohemi në çdo aspekt, nuk jemi mjaftueshëm të mirë për të arritur një nivel më të lartë për momentin – shtoi De Bruyne për VTM –. Por pikërisht për këtë arsye duhet të japim gjithçka. Nëse nuk e bëjmë, ka mbaruar. Dikush nuk i kryen detyrat e tij, mund të pranoj që nuk jemi në nivelet e 2018-ës, por gjëra të tjera janë të papranueshme, por nuk do t’i them”.

Lexo më tejVideo/ Italia e para grupit, tifozët fyejnë himnin e Izraelit: Franca dominuese, Haaland ai i përhershmi

Trajneri Domenico Tedesco u përpoq t’i hedhë ujë zjarrit: “Nuk flitet për këto lloj gjërash. Ndoshta ndjen zhgënjim, shumë zhgënjim, në fund të fundit është një djalë që ka gjithmonë shumë emocione dhe është normale të provojë ndjenja negative. Ai është një fitues”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *