• |
ide | kryesore

“I vrava të dy, po shkoj të dorëzohem” – Çfarë i tha autori gruas pasi vrau dy vëllezërit në Roskovec

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi vrau dy vëllezërit në Kurjan të Roskovecit, autori Altin Kuka e ka lënë armën tip kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe ka shkuar tek bashkëshortja e tij, e cila po shiste në një treg të fruta-perimeve.

Mësohet se autori i është drejtuar gruas me fjalët “unë i vrava të dy, po shkoj të dorëzohem në polici”.

Altin Kuka e ka pranuar para uniformave blu autorësinë e vrasjes së Gramos dhe Lavdimir Kurtaj, por arsyeja e konfliktit mes tyre akoma nuk është zbardhur.

Referuar informacioneve paraprake, ka qenë një sherr mes fëmijëve që është bërë shkak për vrasjen e dyfishtë.

Të shtënat ndodhën në një lokal të fshatit, ku Altin Kuka shkoi bashkë me të birin 21-vjeçar “për t’u sqaruar”.

Zanafilla, të paktën sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet të ketë qenë një sherr i ndodhur mes djalit të autorit të dyshuar dhe djalit të njërit prej viktimave, Gramos Kurtajt.

Pas krimit, Altin Kuka u vetëdorëzua, ndërsa djali i tij u vu në pranga në tentativë arratisje në aksin Fier-Berat.

Viktimat Gramos Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj janë vëllezër gjaku, por njëri prej tyre është dhuruar tek xhaxhai, ndaj janë të regjistruar në Gjendje Civile si xhaxha dhe nip.

Për krimin e dyfishtë, Policia ka shoqëruar mbi 10 persona për t’i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.


3 Comments

  1. si tha ky legeni sikur ka pire dy kafe i vrava tani po shkoj dhogarite cfare njerezish ka ne shqiperi kriminela ne gjak po ka polici mor te qifsha fisin me denoncu e me e zgjidh me gjykat tani vdiq ne burg djali ne burg familja ne hasmeri dhe keshtu e ke rregulluar jeten kalbu brenda koke kare injorant palaqo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *