• |
ide | kryesore

“Inter na mashtroi”: Sporting Lisbona në dhjetor pret 30 milionë për çështjen Joao Mario

Sport
Joao Mario



Joao Mario nuk është lojtar i Inter prej pesë vjetësh tashmë e megjithatë emri i tij ende shfaqet nëpër korridoret e selisë zikaltër. Shkak është një çështje që daton në vitin 2021. Tre vjet më parë zikaltrit ndërprenë kontratën me mesfushorin portugez, i cili menjëherë u transferua te Benfica, ku luajti deri këtë verë para transferimit të 5 ditëve më parë te Besiktas.

Sporting i Lisbonës, klubi nga i cili Inter e kishte blerë lojtarin në vitin 2016, gjithmonë ka pohuar se ajo manovër u krye për të anashkaluar një klauzolë të veçantë të përfshirë në kontratën e tetë viteve më parë. Më saktë, që zikaltrit nuk mund të shisnin Joao Mario te skuadrat e tjera portugeze, nëse nuk paguanin dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh.

Lexo më tejSporting i drejtohet CAS, kërkon 30 milionë euro për Joao Mario. Inter: “Asnjë shkelje”

Për këtë arsye, Sporting ka tre vjet që lufton me drejtësinë sportive ndërkombëtare për t’i dhënë dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh dhe pikërisht për këtë mosmarrëveshje – shkruan gazeta portugeze Record – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të shprehë mendimin e saj në datën 9 dhjetor. Pala portugeze iu drejtua CAS pasi FIFA refuzoi plotësisht apelimin e tyre të parë më 10 korrik 2023.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *