• |
ide | kryesore

Korçë/ Partnerja e tij 14-vjeçare solli në jetë fëmijën, gjykata lë në burg 21-vjeçarin

Lajme, Të fundit



Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 21 vjeçarin, i cili akuzohet për mardhënie seksuale me të mitur.

Dritson Kurti u vendos në pranga 4 ditë më parë, pasi partnerja e tij e mitur solli në jetë foshnjën e tyre në maternitetin e Korçës.

Pas arrestimit nga policia familjarët kanë kërkuar lirimin e 21-vjeçarit me pretendimin se komuniteti i tyre i ka zakon martesat në moshë të vogël.

Gjithashtu edhe 14-vjeçarja ka kërkuar lirimin e partnerit të saj duke shpjeguar se martesa është bërë me pëlqimin e prindërve të saj.

Kujtojmë se prej 1 viti ata bashkëjetonin me njëri tjetrin në banesën e 21-vjeçarit në Korçë, i cili jeton me gjyshen.

Në një deklaratë për mediat, e mitura u shpreh se “Ai s’më ka marrë me zor! Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha”.

14-vjeçarja: Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur ne Elbasan. Ju thashë dje prindërve të mi. Ata ranë dakord.

Kam një fëmijë përse ta arrestojnë. Ai s’më ka marrë me zor. Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua po fëmijën tim?! Dua të ma lironi që sot. Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha.

Punonte ai që më sillte për të ngrënë më shtëpi. Punonte dy punë edhe ditën edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi. Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s’kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici.

Kujojmë se arrestimi i 21-vjeçarit erdhi pasi një 14-vjeçarje ka sjellë në jetën foshnjën e saj në maternitetin e Korçës ditën e djeshme.

Pas deklarimeve, 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës.

“Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës”, njoftoi policia.


8 Comments

  1. Po ata “te dashuruarit” qe pallojne vajza minorene , pra me te vogla se 18 vjece, a duhen arrestuar..!? Apo t’i pallojne por vetem mos i lene shratezene ….

    1. Ne fakt çeshtja eshte me e komplikuar, sepse ligji ne EU denon aktet me pare se mosha 14 vjec, pra eshte ky problemi (e mitura 14 vjece ka patur raporte shume me pare) Ligji nuk denon edhe raportet me nje te mitur 13 vjece, por diferenca e moshes mes partnereve nuk duhet te jete me shume se 4vjet.Ma merr mendja ky eshte edhe ligji ne Shqiperi.

      1. Neni 100 i Kodit Penal denon raportet nen 14 vjeç me deshire apo pa deshire (7-15 vite burg). Neni 101 i Kodit Penal Denon aktet me dhune nga mosha 14-18 (5-15 vite)

      2. Ne EU pergjithsisht behen perjashtime per Romet. Sidomos per te tilla raste meren parasysh dhe aspektet e tradites dhe kultures te grupit ne fjale.
        Mbaj mend nje rast te tille ndodhi ne Spanje kohet e fundit, ku kishte diference akoma me te madhe moshe, gjithsesi burri u la i lire.

  2. SHTET KURVE QE NUK EDUKON DHE JOSOCIAL

    EDHE KESHTU BIEN NJERZIT NEPER GJYKATA

    SHTETI NUK ESHTE PER TE DENUAR POR QE TE KETE SA ME PAK KRIME

  3. Eshte gjykate ridhjerje,keta nuk denojne ata qe perdhunojne,por burgosin keta qe jane te martuar.A te dhjevsha mu ne-ligj-dhe mu ne gjykate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *