• |
ide | kryesore

Ndeshje të trukuara në Kinë: përjashtohen përjetë 38 futbollistë

Sport
të trukuara



Federata Kineze e Futbollit ka përjashtuar përgjithmonë 43 persona, nga të cilët 38 lojtarë dhe pesë zyrtarë të klubit, mbi akuzat për trukime ndeshjesh dhe forma të tjera korrupsioni. Agjencia zyrtare e lajmeve kineze Xinhua raporton se Zhang Xiaopeng, një zyrtar i lartë i policisë, dha detaje të një “hetimi 2-vjeçar që zbuloi një sërë rastesh të lojërave të fatit online, ndeshje të trukuara dhe korrupsionit”.

Sipas Xinhua, hetimi përfshinte 120 ndeshje, 128 të dyshuar dhe 41 klube. Lojtarëve dhe zyrtarëve të tjerë u janë dhënë pezullime të reduktuara dhe mes tyre ka lojtarë të huaj, të joshur në Kinë nga premtimi për paga të larta. Në mesin e atyre që janë ndaluar përjetë nga ky sport janë ish-lojtarët e kombëtares kineze Jin Jingdao, Guo Tianyu dhe Gu Chao.

Kina, pas stuhisë së krijuar nga çështja e ndeshjeve të trukuara, do të përballet sot në Dalian me Arabinë Saudite në raundin e tretë të kualifikueseve aziatike për Botërorin 2026, 5 ditë pas humbjes 7-0 ndaj Japonisë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *