• |
ide | kryesore

Nesër Berisha në SPAK/ Zbulohet SMS-ja e Gazmend Bardhit për deputetët

Arkiva, Lajme, Të fundit
bardhi deputetët



Pas Flamur Nokës, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka mobilizuar deputetët e opozitës që të mblidhen nesër para godinës së Prokurorisë së Posaçme rreth orës 12:00. Në këtë orar, në ambientet e SPAK pritet të mbërrijë kryetari i PD, Sali Berisha, që do të shkelë jashtë banesës së tij pas 8 mujash, për t’u njohur zyrtarisht me akuzën për dosjen “Partizani”.

Edhe pse publikisht, Bardhi gjithmonë ka deklaruar që mbështet SPAK-un, këtë herë duket se është në anë të Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ndërkohë mbledhja e Grupit Parlamentar në seli është shtyrë për të enjten.

“Të nderuar kolegë, nesër në 12:00, do të jemi përpara SPAK, sipas njoftimit që është bërë publik. Ndërkohë, mbledhjen e radhës së Grupit Parlamentar, lidhur me seancën plenare, do ta zhvillojmë, të enjten, ora 09:00, në seli. Ju falënderoj”, thuhet në njoftimin e Bardhit.

Hetimet për Berishën dhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin janë mbyllur. Ky i fundit duhet të paraqitet brenda të njëjtës datë për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14:00.


2 Comments

  1. po del tani në fund ai po akuzohet gjithnjë e më shumë se edhe përplasjen dhe përjashtimin e Berishës nga PD më 9 shtator 2021 e ka realizuar në marrëveshje me Berishën sepse gjatë gjithë kësaj kohe nuk bëri asnjë përpjekje ta riformatonte PD-në, por luajti në mënyrë të tillë që Berisha të rimerrte përsëri PD-në për interesa krejtësisht personale.Gaze Gei jam me spak por dashurroj salihun e serbeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *