• |
ide | kryesore

Operacion antidrogë në Greqi, kush janë shqiptarët e përfshirë (Emrat)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një operacion antidrogë është realizuar në Greqi nga ku kanë përfunduar në pranga 4 persona dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Mësohet se ata akuzohen për ngritjen e një plantacioni të madh marijuane në Argolida. Gjithashtu bëhet me dije se 6 nga të dyshuarit janë shqiptarë, njëri prej të cilëve person në kërkim në Greqi dhe tjetri me precedentë për drogë në Shqipëri.

Sipas mediave greke, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, forcat speciale EKAM dhe një mjet i Rojes Bregdetare, kanë ndërhyrë në një zonë bregdetare, pyjore, në Galanaika, Epidavrou në Argolida. Brenda një plantacioni me fidanë marijuane, u kap shtetasi shqiptar Skënder Toska, 42-vjeç nga Përmeti. Nga kontrolli në parcelë u gjetën 387 bimë narkotike me lartësi nga 20 cm deri në 2 metra. Gjatë operacionit ai ka kundërshtuar me dhunë efektivët e forcave speciale të cilët kanë arritur ta neutralizojnë.

Gjatë kontrollit personal atij i janë gjetur edhe 130 gram marijuanë të cilën rezultoi se do ja dorëzonte shtetasve Andon Çela dhe Gramos Dervishi, të dy nga Roskoveci, si monstër për të tërhequr blerës. Hetimi zbuloi se kultivimi i drogës ishte kryer nga 42-vjeçari i arrestuar si dhe nga shtetasit Pëllumb Toska 31-vjeç dhe Ermal Hoxha 43-vjeç. Policia ka arritur të arrestojë 31-vjeçarin brenda plantacionit ndërsa Hoxha nuk është gjetur dhe është shpallur në kërkim. Këta shtetas e kryenin kultivimin për llogari të pjestarëve të tjerë të grupit kriminal. Operacioni ka vijuar në një banesë në katin e parë në rrugën “Kalama” nr.25 në Athinë, ku është vënë në pranga Andon Cela 49 vjeç nga Roskoveci. Atij i është gjetur një sasi prej 3.5 gram marijuanë, e cila përdorej si monstër për t’ja treguar blerësve të mundshëm.

Ndërkohë në një apartament në Pire, është arrestuar greku Stefanos Dolomas 49-vjeç. Këtij të fundit i janë gjetur në banesë 91.7 gram marijuanë, të cilat do i dorëzonte tek Andon Cela dhe tek shtetasi Gramos Dervishi 45 vjeç nga Strumi i Roskovecit, me qëllim që sasia t’i tregohej si monstër blerësve të mundshëm. 45-vjeçari Dervishi nuk është gjetur nga policia dhe është shpallur në kërkim. Në posedim të shtetasit grek është gjetur edhe një sasi prej 0.6 gram kokainë. Policia ka identifikuar edhe një tjetër pjestar të grupit kriminal, shtetasin Lame Hyska 44-vjeç nga Kurjani i Roskovecit, i cili është shpallur në kërkim.

Në total janë sekuestruar 387 bimë narkotike marijuanë, 225.2 gram marijuanë, 0.6 gram kokainë, 5 automjete, 2270 euro, 8 celularë, 2 peshore, 4 llamba inkandeshente, të cilat përdoren për rritjen e marijuanës me metodën hidroponike dhe pajisje për kultivimin e marijuanës.

TË DYSHUARIT DHE ROLET E TYRE:

Andon Cela 49-vjeç nga Roskoveci (i arrestuar), me rol drejtues, përgjegjës i grupit kriminal, përgjegjës për gjetjen dhe dhënien e burimeve financiare për nevojat e grupit, përgjegjës për gjetjen e vendeve të përshtatshme për mbjelljen e fidanëve të marijuanës, si dhe përgjegjës për furnizimin e anëtarëve të grupit brenda zonës së plantacionit me të gjitha furnizimet e nevojshme.

Gramos Dervishi 45-vjeç nga Strumi i Roskovecit (në kërkim), përgjegjës për furnizimin e të gjithë anëtarëve të grupit brenda zonës së plantacionit me të gjitha furnizimet e nevojshme, së bashku me Andon Celën, si dhe për shpërndarjen e sasive të vjela të drogës.

Lame Hyska 44-vjeç nga Kurjani i Roskovecit (në kërkim), vepronte si ofrues i mjeteve të transportit për të lehtësuar qëllimet e grupit.

Stefanos Dolomas 49-vjeç, grek (i arrestuar), veprote si përgjegjës për ruajtjen e mostrave të sasive të korrura të marijuanës.

Skënder Toska 42-vjeç nga Përmeti (i arrestuar)

Pëllumb Toska 31-vjeç (i arrestuar)

Ermal Hoxha 43-vjeç (në kërkim), vepronin si përgjegjës për kultivimin e marijuanës dhe ruajtjen e plantacionit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *