• |
ide | kryesore

Rama mbledh të premten në Elbasan deputetët socialistë, arsyeja

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte në Elbasan në një takim deputetët e Partisë Socialiste. Sipas raportimeve takimi do të jetë i njëjtë me atë të qeverisë në rezidencën qeveritare në Dajt dy javë më parë.

Mësohet se fokusi mbledhjes do të jetë tek komunikimi deputetëve me qytetarët, integrimi dhe jeta parlamentare.

Ndërkohë dy ditë më parë, u zhvillua edhe mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, ku u zgjodhën anëtarët e rinj të Kryesisë së kësaj force politike. Gjithashtu u caktuan edhe drejtuesit politikë të PS në qarqe.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *