• |
ide | kryesore

Të enjten votimi/ Zbardhet qëndrimi i PS-së për mandatin e Olta Xhaçkës (dokumenti)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Olta xhacka



Zbardhet qëndrimi i Partisë Socialiste, nëse çështja e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese apo jo. Në raportin e hartuar nga socialistët dhe që  do të votohet të enjten në seancë plenare është përfshirë i gjithë vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila theksoi se “Kuvendi duhet të votojë pro dërgimit në gjykatë të çështjeve të mandatit të një deputeti”, përfshirë edhe rastin Xhaçka. Megjithatë PS e ka lënë të hapur votën e deputetëve. 

“Është seanca plenare si organ vendimarrës i Kuvendit që duhet të vendosë dërgimin e çështjes së papajtueshmërisë së mandatit së deputetes Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese”, – shkruhet në raportin e PS duke reflektuar paralajmërimet se mazhoranca nuk do të ketë qëndrim politik për këtë çështje.

Për këtë çështje foli më heret edhe kreu i grupit të PS-së Niko Peleshi që nënvizoi se “do respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese”.

Ndërsa PD-ja në raportin e saj ka shkruar se Kuvendi duhet të votojë pro dërgimit të çështjes së mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese. Të enjten është hera e tretë që parlamenti voton për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Dy herë më radhë PS e rrëzoi kërkesën e opozitës por Gjykata Kushtetuese urdhëroi që deputetët të votojnë pro dërgimit të kësaj çështje në gjykatë. 

Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Investimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit. /LAPSI.al


2 Comments

  1. po del tani në fund ai po akuzohet gjithnjë e më shumë se edhe përplasjen dhe përjashtimin e Berishës nga PD më 9 shtator 2021 e ka realizuar në marrëveshje me Berishën sepse gjatë gjithë kësaj kohe nuk bëri asnjë përpjekje ta riformatonte PD-në, por luajti në mënyrë të tillë që Berisha të rimerrte përsëri PD-në për interesa krejtësisht personale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *