• |
ide | kryesore

Vit i ri me halle të vjetra në Klos/ Nxënësit bojkotojnë mësimin, shkak klasa kolektive

Lajme, Të fundit



Nxënësit e klasës së parë dhe të katërt në shkollën 9 vjeçare “Ibrahim Temo” në fshatin Kurdari të Njësisë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit prej dy ditësh kanë bojkotuar mësimin. Shkak për këtë bojkot bëhet bashkimi i këtyre klasave në një klasë kolektive.

Në media ata janë shprehur se do të vijojnë protestën dhe bojkotin e mësimit deri sa kërkesa e tyre të merret parasysh.

Veç problemit të bashkimit të klasave në kolektive, prindërit ngrejnë shqetësimin edhe për kushtet në këtë godinë arsimore pasi sipas tyre është bërë vetëm lyerja nga jashta e asnjë meremetim brenda.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *