• |
ide | kryesore

Vula dhe logoja për Berishën, Gjykata e Lartë shqyrton sot ankimin e Enkelejd Alibeajt

Lajme, Të fundit



Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot në dhomë këshillimi kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dhënë nga gjyqtari Agron Zhukrit për PD, kërkesë kjo e bërë nga Enkelejd Alibeaj.

Kolegji Civil, i përbërë nga gjyqtarët Enton Dhimitri, Margarita Buhali dhe Valbona Cekrezi, do të marrë vendim mbi bazën e dokumenteve.

Vendimi i Gjykatës së Apelit i datës 11 qershor, i kaloi PD-në ish-kryeministrit Sali Berisha. Në arsyetimin e saj, Gjykata e Apelit thekson se grupi i Lulzim Bashës nuk legjitimohej si palë në proces me përfaqësues Enkelejd Alibeajn i cili autorizuar me shkrim nga Lulzim Basha.

Sipas Apelit, ankimi i bërë nga Enkelejd Alibeaj në kushtet kur Lulzim Basha kishte dhënë dorëheqjen nga kryetar i PD dhe si i tillë autorizimi ka humbur efektet juridike prej datës 21 mars 2022, pavarësisht se Basha nuk e kishte dorëzuar dorëheqjen në gjykatë, por sipas Apelit ky është një fakt i njohur botërisht.

Kujtojmë që vendimi i Apelit la në fuqi vendimin e 25 marsit 2022, të ish-gjyqtarit Agron Zhukri.

 


1 Comment

  1. Ueeeee! Akoma me vulen/logon keta?! Thashe se mori fund! Na lodhen!!!

    A te q Ripjerdhjen mavi, kelyshet e Sorres plake, qe as nena Natyre nuk e merr ate mbetje shtazore, se ka nivel te larte toxifikimi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *