• |
ide | kryesore

Aksident në autostradën Fier-Lushnje, motori përplas një kalimtare

Lajme, Të fundit



Një aksident është regjisturuar mëngjesin e sotëm në autostradën Fier- Lushnje në kryqëzimin e Savrës. Mësohet se një motoçikletë duke udhëtuar për në Lushnje ka përplasur një kalimtare.

Kalimtarja ishte duke dalë në autostradë për të shkuar tek hapësira ku qëndrojnë zakonisht udhëtarët për në Lushnje kur është përplasur. Me tej raportohet se nga aksidenti është lënduar edhe drejtuesi i motoçikletës Riza Çela banues në Ngurrëz që shkonte në Lushnje të shiste qumështin. Të dy personat e lënduar ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *