• |
ide | kryesore

Arsyeja/ Prindërit dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare Bisht-Kamëz protestë para ZVAPD

Lajme, Të fundit



Prindër dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare Bisht-Kamëz, të Njësisë Administrative Katund i Ri në Durrës janë mbledhur ditën e sotme dhe kanë protestuar Zyrës Vendore Arsimore Parauniversitare në Durrës.

Kjo protestë e tyre ka ardhur pasi fëmijët e këtij fshati ende nuk e kanë nisur vitin e ri shkollor, për shkak të një vendimi, sipas të cilit ata duhet të transferohen në shkollën 9-vjeçare të Qerretit. Prindërit thonë se për këtë vendim janë njoftuar vetëm 2 apo 3 ditë para se të niste shkolla.

Ata nuk janë të qartë se përse është marrë ky vendim. Një përfaqësuese e ZVAPD u tha se shkolla do t’i nënshtrohet rikonstruksionit, ndaj është vendosur transferimi i tyre në shkollën fqinje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *