• |
ide | kryesore

Finalizohet divorci i Joe Jonas dhe Sophie Turner

Paparazzi



Divorci i Joe Jonas dhe Sophie Turner është finalizuar.

Ndarja e ish-çiftit u finalizua pak më shumë se një vit pasi këngëtari  paraqiti një padi për t’i dhënë fund martesës së tij me aktoren e “Game of Thrones”.

Dyshja nisën romancën në vitin 2016 dhe u martuan në një ceremoni të paplanifikuar në Las Vegas më 1 maj 2019, në The Little White Chapel. Ata mirëpritën në jetë vajzën e tyre të parë, Willa, në vitin 2020, ndërsa dy vite më pas erdhi në jetë edhe Delphine. Jonas paraqiti kërkesën për divorc në fillim të shtatorit të vitit të kaluar.

Divorci u përqëndrua kryesisht në një grindje të ashpër për kujdestarinë mbi dy vajzat e tyre.

Menjëherë pas postimit të një deklarate të përbashkët në mediat sociale në shtator 2023, duke njoftuar se “kemi vendosur reciprokisht për t’i dhënë fund martesës sonë”, Turner ngriti një padi kundër Jonas duke e akuzuar atë për “rrëmbim të fëmijëve”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *