• |
ide | kryesore

Harris dhe Trump deklarojnë fitoren pas debatit/ Demokratët kërkojnë një përballje të dytë në muajin tetor

Lajme, Të fundit



Në përfundim të debatit presidencial 90 minutësh, të dyja kandidatët për kreun e Shtëpisë së Bardhë kanë deklaruar se e kanë fituar përballjen në ABC NEWS.

“Mendoj se ishte debati im më i mirë ndonjëherë, veçanërisht pasi ishte tre me një”, shkruan ishh-presidenti Donald Trump në rrjetin e tij social menjëherë pas debatit.

Në të njëjtën kohë edhe demokratët kanë deklaruar fitoren në përfundim të këtij debati. E ndërkohë stafi i zv.presidentes ka kërkuar një tjetër debat në muajin tetor.

“Ishte kënaqësi. Le ta bëjmë përsëri në tetor”, shkruan zëdhënësi i fushatës së Harris, Brian Fallon.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *