• |
ide | kryesore

“Kë të heq për Muçin?”, Sylvinho nervozohet pas humbjes: “Kur fitoj nuk bëj asgjë, kur humb…”

Sport
Sylvinho



“Duhet t’i bëj komplimente skuadrës së tyre dhe trajnerit të tyre që si ne po punon shumë mirë. U bë ndeshje shumë taktike. Në fakt goli aty ndryshoi pak sipas meje se të dy skuadrat bënë mirë për barazimin. Për fat të keq pësuam gol, por ishte ndeshje e ndryshme nga ajo me Ukrainën”. Sylvinho mundohet të gjejë një shpjegim për humbjen me Gjeorgjinë, që i dha fund pathyeshmërisë në stadiumin e shtëpisë. Tekniku brazilian madje pësoi golin e parë në Arena Kombëtare që kur ka marrë drejtimin e kuqezinjve, por nuk kapet pas mungesave: “Unë nuk mund të ankohem, do i bëj komplimente lojtarëve, kemi bërë dy ndeshje të vështira, grupi është i vëshitrë, i ekuilibruar. Kjo është ndeshje fizike, nuk kam çfarë u them lojtarëve, ata kanë bërë maksimumin e mundshëm. Kjo është një ndeshje për barazim por për fat të keq kemi pësuar gol”.

SYLVINHO NERVOZOHET NGA… MUÇI

Sylvinho shpejtoi të hiqte edhe ndonjë guralec nga këpuca, jo pa polemika: “Sa herë shihet një ndeshje e fitohet, thuhet nuk bëj asgjë, por po humbe… Hoxha e kam thënë, kam folur me lojtarin. Por ka një kohë që lojtari ka një rritje natyrale, janë lojtarë të rinj. Kur hyn në ndeshje bën mirë, pak nga pak po e kupton se nga fillimi është ndryshe”. Tekniku brazilian pastaj shpërtheu kur u pyet për Muçin, të cilin e la jashtë për këto dy ndeshje: “Në vend të kujt? Nuk mund të luaj me 12 lojtarë. Muçi është një lojtar i fortë, ka bërë një transferim te Beshiktash, një rritje të pabesueshme. Është i fortë, por ne kemi shumë të tillë”.

Lexo më tejVideo/ Shqipëria, hap mbrapa në Ligën e Kombeve: Gjeorgjia i jep fund pathyeshmërisë së “Air Albania”

Një ndryshim në aspektin ofensiv, në krahasim me ndeshjen e fituar me Ukrainën, që përfundoi me zero goditje në portë: “Nuk jam i shqetësuar, futbolli është kështu. Kemi pritur një ndeshje të vështirë, Gjeorgjia është një ekip që ka mundur 4-1 Çekinë, e njohim. Kjo skuadër doli me Spanjën, mundi Portugalinë, është ekip i fortë. Ka lojtarë shumë të fortë në mesfushë. Një prej tyre është një lojtar mes 20 më të mirëve në botë, ka fituar titullin me Napolin”.


1 Comment

  1. Qe te dime dicka, une merrem me koficentet ne Live, jam i rregjistruar ne platforma ku shoh drejtimin e parave! Ishte anormale bllokimi i kuotave dhe me pas shuma qe ju hodh Gjeorgjise rreth 7 minuta para golit! Besoj se Duka i beri parate sot, ekipi ishte kuturu komplet.. Sylvinho e di se ka ndeshje ku presidenti vendos me lojtaret! Nations League eshte krijuar per keto dallavere Mr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *