• |
ide | kryesore

Përndiqte prej disa muajsh të renë, arrestohet 47-vjeçari në Durrës

Lajme, Të fundit



Një 47-vjeçar i cili përndiqte prej muajsh një 29-vjeçare është vendosur në prangat e policisë. 47-vjeçari me iniciale K. G., banues në fshatin Shënavlash, u arrestua pas kallëzimit të të resë në komisariatin e Durrësit.

Raportohet se ai i ka shkaktuar 29-vjeçares frikë dhe ankth gjatë përndjekjes disamujore. Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën e sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hija”. Përndiqte prej disa muajsh një 29-vjeçare, duke i shkaktuar ankth e frikë, si dhe mbante armë zjarri pistoletë pa leje, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas kallëzimit, 47-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri psitoletë me municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjjthshme, bazuar në informacionin e marrë se një shtetas përndiqte prej disa muajsh një shtetase dhe se ai mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hija”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. G., 47 vjeç, banues në fshatin Shënavlash. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 krehër me municion luftarak.

Ky shtetas ka përndjekur një 29-vjeçare, për disa muaj, duke i shkaktuar asaj ankth dhe frikë. 29-vjeçarja ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, për këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *