• |
ide | kryesore

Pikat më pikante të debatit Trump – Harris

Arkiva, Kryesore, Planet
Trump



Miliona shikues në SHBA dhe nga gjithë bota ndoqën Kamala Harris dhe Donald Trump në debatin e tyre të parë për rreth 90 minuta të martën në mbrëmje.

Të tjerët po zgjohen duke parë pasojat e përballjes presidenciale. Në rast se keni humbur spektaklin televiziv, këtu kemi renditur disa nga momentet më pikante të debatit.

1. ‘Gëzohem që të shoh’

Ndërsa ata dolën në skenën e debatit, Harris u afrua drejt Trump, ndërsa ai iu afrua podiumit të tij.

“Kamala Harris. Le të kemi një debat të mirë” – tha ajo, duke ofruar një shtrëngim duarsh ndërsa dyshja u takuan për herë të parë.

“Gëzohem që të shoh. Argëtohu”, tha ish-presidenti republikan.

(Donald Trump dhe Kamala Harris shtrëngojnë duart para nisjes së debatit)

Kjo ishte shtrëngimi i parë i duarve në një debat presidencial në tetë vjet.

Harris e kaloi pjesën më të madhe të debatit duke parë drejtpërdrejt kundërshtarin e saj, shpesh duke buzëqeshur, duke qeshur me zë të lartë ose duke tundur kokën në mënyrë mosbesuese ndërsa ai iu përgjigjej pyetjeve.

Ekrani i ndarë e tregoi Trumpin duke i ngulur sytë kryesisht drejt përpara ndërsa ajo fliste, ndërsa herë pas here tundte kokën.

2. ‘Po flas tani’

Zëvendëspresidentja Harris e nisi që në fillim me sulm, duke e shtyrë rivalin e saj republikan dhe duke e sulmuar atë për gjyqet e tij kriminale dhe trajtimin e tij të pandemisë Covid-19.

Ajo gjithashtu akuzoi kundërshtarin e saj për përdorimin e vazhdueshëm të çështjes së racës për të “përçarë popullin amerikan”. Sherri erdhi pas një pyetjeje nga moderatorët në lidhje me një akuzë të bërë së fundmi kur Trump tha se Harris ishte “bërë një person me ngjyrë”. 

Trump e ktheu vazhdimisht vëmendjen te inflacioni dhe imigracioni, dobësitë politike për Harris.

Ai argumentoi se administrata Biden-Harris kishte “shkatërruar” vendin dhe e quajti atë një “marksiste“, duke përshëndetur me kokë babain e saj, një profesor ekonomie.

Harris u tall me numrin e madh të pjesëmarrësve në mitingjet e tij. “Njerëzit fillojnë të largohen herët nga tubimet e tij nga lodhja dhe mërzia,” tha ajo.

Trump u përgjigj: “Njerëzit nuk shkojnë në mitingjet e saj. Nuk ka asnjë arsye për të shkuar.” 

Në një moment kur Harris e ndërpreu Trumpin, ai iu përgjigj: “Po flas tani. A të duket e njohur?” Ai i referohej një kundërpërgjigjeje të ngjashme që ajo bëri në debatin e zëvendëspresidentave ne vitin 2020 kundër Mike Pence.

Më vonë, ndërsa Harris foli për të, Trump tha: “Hesht të lutem”. 

Trump fajësoi gjithashtu retorikën e ashpër demokratike për atentatin kundër tij në korrik nga një person i armatosur, motivet e të cilit ende nuk janë bërë të ditura.

“Unë ndoshta kam marrë një plumb në kokë për shkak të gjërave që ata (demokratët) thanë për mua,” tha ai.

3. ‘Ata po hanë qentë’

Në orët para debatit, mediat sociale ishin të mbushura me raporte për pretendime të pabazuara, të përsëritura nga JD Vance, kandidati i Trump-it, se emigrantët nga Haiti në Springfield, Ohio, kishin vjedhur kafshë shtëpiake dhe i kishin ngrënë ato.

Pavarësisht se zyrtarët e qytetit i thanë BBC-së se nuk ka raporte të besueshme për të mbështetur këto pretendime, Trump e solli këtë çështje në debat.

“Ata po hanë qentë, po hanë macet, po hanë kafshët shtëpiake të njerëzve që jetojnë atje. Ky është turp,” tha ai.

(“Ata [emigrantët e paligjshëm] po hanë qentë” – tha Trump mes debatit)

“Ja ekstremisti,” tha Harris për rivalin e saj.

4. Aborti dhe pretendimi për ‘ekzekutime’ bebesh

Disa nga sulmet më agresive të Harris ndaj Trump erdhën pasi ata u përplasën për abortin, një nga çështjet më të mëdha për demokratët që kur Gjykata e Lartë e SHBA përmbysi një të drejtë kushtetuese për procedurën në vitin 2022.

“Askush nuk duhet të braktisë besimin e tij për të rënë dakord që qeveria, dhe sidomos Donald Trump, nuk duhet t’i thotë një gruaje se çfarë të bëjë me trupin e saj”, tha Harris.

Ajo tha se Trump do të “nënshkruante një ndalim të abortit” nëse rizgjidhej dhe citoi shtetet konservatore që e ndalojnë procedurën duke lejuar përjashtime të kufizuara.

Trump, për të cilin kjo çështje ka jo pak peshë politike, u kundërpërgjigj: “Ajo që ajo thotë është një gënjeshtër absolute. Unë nuk jam pro ndalimit të abortit.” 

Trump përsëriti se ai mbështet përjashtime për rastet e përdhunimit, incestit ose kur jeta e nënës është në rrezik.

Në një moment Trump deklaroi se disa foshnja po i nënshtroheshin “ekzekutimeve” pas lindjes.

Një nga moderatorët e ABC-së ndërmjetësoi për ta kontrolluar atë, duke thënë: “Nuk ka asnjë shtet në këtë vend ku është e ligjshme të vrasësh një foshnjë pasi të ketë lindur.” 

5. Politikat?

Trump tha se Harris nuk kishte politika, duke e akuzuar zv.Presidenten për kopjimin e disa prej ideve të tij në fushatë dhe se ai “do t’i dërgonte asaj një kapelë MAGA”, duke argumentuar gjithashtu se ajo nuk do të ishte ndryshe nga Presidenti Biden.

“Ajo nuk ka asnjë politikë,” tha ai.

“Mos harroni këtë, ajo është Biden,” tha ai në një pikë tjetër.

Harris iu kundërpërgjigj: “Është e qartë, unë nuk jam Joe Biden”. 

Trump, i cili ndërsa ishte president u përpoq të kthehej në Obamacare (ligj për shëndetësinë), u pyet se cili do të ishte plani i tij tani për të zëvendësuar Aktin e Kujdesit të Përballueshëm.

Ai tha se kishte “koncepte të një plani” që do të ishte “diçka që është më mirë”, nëse zgjidhej.

Sa i përket ekonomisë, një çështje që sondazhet tregojnë se favorizon Trumpin, Harris deklaroi vazhdimisht: “Unë kam një plan”. 

6. Harris zotëron një armë

Në shkëmbimin që pasoi këmbënguljen e Harris se ajo kishte një plan për ekonominë, Trump u përpoq të përshkruante rivalen e tij si një liberale radikale, e cili mes të tjerash ishte edhe kundër zotërimit të armëve.

“Ajo ka një plan për të ulur fondet e policisë. Ajo ka një plan për të konfiskuar armët e të gjithëve. Ajo ka një plan për të ndaluar nxjerrjen e naftës në Pensilvani dhe kudo tjetër” – u shpreh Trump.

Harris i mohoi të gjitha këto.

“Tim Walz (kandidati i saj për zv.President) dhe unë jemi të dy pronarë armësh. Ne nuk do t’ia heqim armët askujt – u shpreh Harris.

Kamala Harris ka treguar edhe në të kaluarën se ka në pronësi një armë zjarri, por është një mbështetëse e ligjeve më të ashpra për kontrollimin e tyre.

Përshtati nga BBC në shqip ©LAPSI.AL 


15 Comments

  1. Doli shum keq kete rradhTrampi.
    Tani eshte ne kohe dhe partia republikane te reagoj. Dhe ta zvendesoj me nje kandidat me te mire.

    1. Duke diskutuar per Ukrainen Trump e hodhi ne bythe Qamilen duke i thene tekstualisht se ishe ti qe vajte emisare e paqes Rusi – Ukraine dhe deshtove se pas tre ditesh nisi lufta. Dukebe ditur sh mire qe Rusia eshte vend qe zoteron armen berthamore dhe me te duhet negociuar. Mediat nuk nxjerrin pjese nga debati por vec llume pa ju referuar fjaleve konkrete

  2. Berisha del pas 8 muajsh nga shtëpia: Rama do ta sigurojë mandatin e katërt,me vjen keq o shkulLlak qe nuk te pyeten ty,e pate o shpellkare si shkoje ne spak,si nje Qyrranjos vicidolas,te shkruajtur e kishte fjalimin,por gjuha e trupit fliste shume ne degaradimin e tij burreror,deri sa arriti ti thote gazetares Lala qe ti je e qeverise,para disa muajve i tha qe ti je nje heroine e gazetarise.salih i corientuar totalisht.te rroni vet o shpellkar te salihut.Trampi si salihu

  3. O kara, a e nigjut debatin apo kshu ju thot partia te komentoni? Trump e futi ne makine grirese mishi dhe madje talli pak Paulinin me Kakalen. Te gjithe cfare tha Trump jane te verteta e qendrojne. Fale radikalizmit leftisto marksist, ate e vrane me plumb, por zoti per nje aresye ja shpetoi jeten.

    Komunistet si ne USA si ketu votojne me vesh dhe jo me aresye.

  4. Trampi eshte njelloj me kete shpellkarin serb i vicidolit vellai i karaxhicit salih,e pate sot te spak doli hyri si nje Qurranjos i dhjere si asnjehere ne historine e vete serbit salih,prisni dhe do shikoni gallata.

    1. Mire qe arrite ta kuptosh se ate qe po i ben Trumpit elita marksiste ne USA e financuar me leke dhe me kamikaze prokurore te zgjedhur me miliona dollare te Sorrosit dhe ne premtime per te futur ne burg Trump, te njejten gje po ben KAPSI i krijuar po nga financimet e Sorrosit per te cimentuar pushtetin hrabites te tij nepermjet taksidarit te tij Paulin Ramazan Rama, duke tentuar te fusin ne burg liderin e opozites.

      O komunist barakash, opozitari mundet me vote dhe jo duke e kthyer prokurorine ne kobure pushteti e partie per te eleminuar kundershtarin politik.

      Trump do i shkerdhej marksiste ne USA dhe Berisha do ju qij patronazhistet ketu o sperma Popovici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *