• |
ide | kryesore

U qëlluan për vdekje nga bashkëfshatari i tyre, i jepet sot lamtumira e fundit dy vëllezërve në Roskovec

Lajme, Të fundit
Roskovec



Roskoveci është tronditur mbrëmjen e djeshme nga vrasja e dy vëllezërve Lavdimir dhe Gramos Kurtaj, të cilët u ekzekutuan nga bashkëfshatari i tyre, Altin Kukaj. Përcjellja për në banesën e fundit të dy vëllezërve do të bëhet ditën e sotme në orën 15:00 më Roskovec. Autori e ka pranuar para policisë autorësinë e vrasjes së Gramos dhe Lavdimir Kurtaj.

Të shtënat ndodhën në një lokal të fshatit, ku Altin Kuka shkoi bashkë me të birin 21-vjeçar “për t’u sqaruar”. Zanafilla, të paktën sipas të dhënave të deritanishme, dyshohet të ketë qenë një sherr i ndodhur mes djalit të autorit të dyshuar dhe djalit të njërit prej viktimave, Gramos Kurtajt.

Autori është vënë në pranga, pasi është vetëdorëzuar, me të janë shoqëruar edhe dy fëmijët e tij, njëri prej të cilëve thuhet se ishte përfshirë në sherr me djalin e njërit prej viktimave. Dy vëllezërit, njëri 52 vjeç dhe tjetri 46 vjeç, kanë qenë duke pirë kafen e drekës në lokalin në pronësi të tyre, kur në derë ka mbërritur Altini i armatosur dhe i ka qëlluar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *