• |
ide | kryesore

Video/ Vllaznia ‘shtrembëron’ Egnatian: Brdaric i jep Tetovës humbjen e parë në kampionat

F1, Sport, Video
Vllaznia



Vllaznia ngrihet në këmbë atëherë kur duhet dhe fshin në një mbrëmje të vetme luhatjet e tre javëve të mëparshme të kampionatit. Skuadra e Thomas Brdaric thyen 3-1 Egnatian në Loro Boriçi, duke i shkaktuar humbjen e parë në këtë kampionat kampionëve në fuqi. Mala, Qato e Balaj bënë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të Ujkës, ndërsa Tetova arrihet në vendin e parë nga kuqeblutë me 7 pikë.

Brdaric kërkoi që në fillim nga skuadra e tij të krijonte dominimin në mesfushë dhe të merrte kontrollin e lojës. U krijua ideja se kuqeblutë tentonin të zgjidhnin sa më shpejt ndeshjen, duke e vënë Egnatian nën presion. E në fakt, Mala zhbllokoi ndeshjen në minutën e 16′, por ishte një gol që i dha një shkundje lojtarëve të Tetovës. Reagimi i miqve nga Rrogozhina erdhi pas 12 minutash, me Ujkën që barazoi rezultatin.

Një iluzion për Tetovën dhe të tijtë, sepse përpara se skuadrat të shkonin në pushim në dhomat e zhveshjes Klinti Qato rrëmbeu skenën me një supergol të shënuar nga distanca. Një gol që ‘vrau’ besimin e kampionëve në fuqi për të marrë rezultat në Shkodër.

Lexo më tejVideo/ Tirana e përmbysi me dygolëshin e Ndrecës, Ruçi i heq fitoren në shtesë: Bylis i Egbo rrëmben pikën

Praktikisht ishte kështu, sepse sapo filloi pjesa e dytë, kapiteni Bekim Balaj bëri tris, duke vënë rezultatin në kasafortë. Një gol në minutën e 49′ që e ktheu pjesën e mbetur të ndeshjes në akademi të pastër. Shkodranët ulën ritmin, duke mbajtur zotërimin e topit, për të rreziuar sa më pak. Egnatia e kishte jashtë mundësive rikuperimin e dy golave e kështu, arrihet nga Vllaznia në kuotën e 7 pikëve, po aq sa Egnatia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *