• |
ide | kryesore

A do të ketë një debat të dytë Harris – Trump?

Arkiva, Lajme, Të fundit
harris



Menjëherë pas debatit të së martës, në të cilin zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris “e vuri përpara” në mënyrë të përsëritur ish-presidentin Donald J. Trump për abortin, përmasat e turmave të tij në tubime, reputacionin e tij me liderët e huaj dhe të tjera, zyra e demokrates tha se ajo ishte gati për të bërë edhe një përballje tjetër.

“Zëvendëspresidentja Harris është gati për një debat të dytë. A është Donald Trump?” – u shpreh fushata e saj në mediat sociale. Duke folur me gazetarët pas debatit të së martës mbrëma Trump la të kuptohej se nuk ishte i prirur të kishte një tjetër përballje.

“Nuk e di nëse dua të bëj një debat tjetër”, – tha ai në Fox. Ai pretendoi se zonja Harris donte një debat tjetër sepse kishte humbur të martën.

“Kur dy luftëtarë luftojnë dhe njëri humbet, gjëja e parë që bëjnë është të kërkojnë një tjetër debat. Ata kërkojnë një luftë. Pra, në këtë rast një debat. Kur një luftëtar humbet, ai thotë: “Dua një revansh. Unë dua një revansh”. Gjithmonë humbësi, luftëtari, debatuesi, ata gjithmonë kërkojnë një revansh” – tha Trump.

Gjatë negociatave të zgjatura mbi debatin e së martës në ABC, zoti Trump kishte këmbëngulur për një debat në Fox News. Propozimi i Fox News, i cili kërkon një debat në tetor, nuk është i vetmi në tryezë. Një forum në NBC News është propozuar gjithashtu për fund të shtatorit.

I vetmi debat tjetër i konfirmuar aktualisht është midis të nominuarve për zëvendëspresidentë, guvernatorit Tim Ëalz të Minesotës dhe senatorit JD Vance të Ohajos. Ai do të zhvillohet në CBS Neës më 1 tetor. ©NYT, LAPSI.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *