• |
ide | kryesore

“Definitely City”: Citizens frymëzohen për fanellën e tretë nga Oasis: produkti është për tu koleksionuar

Sport
Oasis



Manchester City prezantoi fanellën e tretë të këtij sezoni. Uniforma ka një lidhje të qartë me grupin Oasis, aq sa është projektuar nga Noel Gallagher dhe është frymëzuar nga kopertina e albumit Definitely Maybe.

Oasis, grupi historik nga Mançesteri, kanë njoftuar rikthimin e tyre në skenë pas vitesh pasiviteti. Vëllezërit Gallagher në fakt kanë bërë paqe dhe kanë vendosur të bëjnë turne në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2025. Një ndihmë për të bashkuar vëllezrit ka ardhur edhe nga Manchester City i Pep Guardiola, me të cilin të dy muzikantët janë tifozë të mëdhenj. E kështu ata nuk e humbën mundësinë për të vendosur vulën e tyre në këtë sezon të Citizens.

CITY PREZENTON FANELLËN E TRETË NË STILIN OASIS

Manchester City prezantoi fanellën e tretë për sezonin 2024-2025 në orët e fundit dhe e bëri këtë duke marrë albumin historik të Oasis, Definitely Maybe, duke rikrijuar kopertinën me lojtarët kampionë anglezë në vend të muzikantëve dhe duke e quajtur promovimin Definitely City.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PUMA Football (@pumafootball)

Përveç kësaj, fanella është dizenjuar nga Noel Gallagher, në bashkëpunim me sponsorin teknik Puma. Tifozët e City, ashtu si tifozët e Oasis, u çmendën për këtë fanellë të edicionit special, që tashmë ka shumë ndjesinë e një fanelle kult.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Manchester City (@mancity)


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *